ZRrE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka mbajtur mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin. Në bazë të këtyre të hyrave u bë e ditur se nuk do të ketë ngritje të tarifave për vitin 2026 për qytetaret që ngrohen nga ‘Termokosi’ në Prishtinë.

Për sezonin e ngrohjes për vitin 2026, tarifat e miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji për konsumatorët shtëpiakë pa matje është 76 cent/m² për muaj ndërsa tarifa për konsumatorët komercial/institucional: 95 cent/m² për muaj.

“Termokos ka dorëzuar aplikacionin tarifor. Pas analizimit të informatave ne kemi nxjerr komentet. Pas komenteve tona Termokos ka dorëzuar aplikacionin me korrigjime. Në bazë të analizave kemi përcaktuar të hyrat e lejuara. Kostot operative janë të përcaktuara në vlerën 7 milionë e 49 mijë euro. Të hyrat e lejuara që do të mblidhen nga tarifat janë 11 milionë e 463 mijë e 803 euro”, ka deklaruar Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit për Energji Temike dhe Gaz në ZRrE.

Pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu ka bërë të ditur se është ulur për rreth 4 për qind tarifa për ata që ngrohen nga Termokosi në Prishtinë dhe rreth 5% tarifa e ngrohjes në Gjakovë.

Fejzullahu ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike pasi siç u shpreh është rritur importi gjatë muajve të fundit./RTK

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika