Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28 dhjetor në Prishtinë, njofton Dukagjini.
“Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.