Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri të martën pasdite ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike në nëntë Qendra Komunale të Numërimit (QKN).
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit dhe verifikimit është përmbyllur në komunat: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan dhe Viti. Në këto komuna janë përfunduar të gjitha aktivitetet që lidhen me numërimin e fletëvotimeve dhe verifikimin e formularëve të vendvotimeve.
KQZ bën të ditur se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave po vazhdon në 29 Qendrat Komunale të Numërimit të mbetura dhe se pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim, të dhënat po transmetohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare të rezultateve.
“Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tjera
