“Ora e fundit”: Policia e AKI në aksion, sekuestrohen 20 mijë tableta Ekstazi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Ora e Fundit”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar rreth 20 mijë tableta narkotike të llojit Ekstazi (MDMA), me vlerë të përafërt rreth 200 mijë euro në tregun e zi.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori Qendror, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një pune intensive hetimore që ka zgjatur rreth një muaj.

Më 31 dhjetor 2025, rreth orës 19:00, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Trudë, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit policor, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 mijë tableta Ekstazi, të paketuara në shtatë pako.

Nga hetimet paraprake dyshohet se substanca narkotike është futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të shpërndarjes në tregun e brendshëm.

Si rezultat i operacionit:

  • është arrestuar një person i dyshuar;
  • janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë shtatë paketime me Ekstazi (MDMA);
  • është sekuestruar një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Po ashtu, policia ka realizuar bastisje në banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri qese najloni të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar fuqishëm në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë e tjera relevante, me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në vend.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika