Situata me vërshime mbetet nën kontroll, AME apelon për kujdes qytetarëve

Situata me vërshime në Kosovë vazhdon të jetë dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna për shkak të reshjeve të shtuara, por pjesa më e madhe e territorit mbetet stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm, njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME).

Sipas njoftimit të AME-së, nuk ka humbje jete, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara dhe aktualisht po vlerësohen nga autoritetet lokale. Megjithatë, Agjencia thekson se ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

“Situata me vërshime në territorin e Republikës së Kosovës paraqitet dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna si pasojë e reshjeve të shtuara. Në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Veprimet në terren

Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me Qendrën Operative të Agjencise, strukturat komunale, janë të angazhuara në:
– Koordinimin e mbështetjes qeveritare, në
• intervenime për pompim të ujit,
• sigurim të objekteve të rrezikuara,
• monitorim të pikave kritike.

Numri unik emergjent 112 është funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
Siguria e qytetarëve

Nuk raportohet për humbje jete. Dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë në proces vlerësimi nga autoritetet lokale.
Vlerësimi i rrezikut

Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi.

Apel për qytetarët

AME u bën thirrje qytetarëve që:
• të shmangin zonat e rrezikuara,
• të ndjekin njoftimet zyrtare,
• çdo rast emergjent ta raportojnë në 112.

Situata mbetet nën monitorim aktiv.

AME mbetet e përkushtuar 24/7 të informojë publikun për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika