Policia e Kosovës paralajmëron shoferët për kujdes të shtuar në rrugë, për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut dhe borës, si dhe rrezikut nga ngricat.
Për të shmangur aksidentet, shoferët këshillohen të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve. Përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. Ngadalësojnë në rrugë të lagura, të mbuluara me borë ose akull. Si dhe të pajisen me goma dhe mjete dimërore.
Policia thekson se siguria në trafik është prioritet dhe kujdesi i shtuar ndihmon në ruajtjen e jetës.