Vdiq Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare Ali Sadriu, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familja e ngushtë. Njoftimin e ka bërë i biri, Flamur Sadriu, përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq dhe familjarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu. Për detajet e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Ali Sadriu, ka qenë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, deputet i LDK-së (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008,2011-2014), Ministër për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), Bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002), Drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë 1977-1980, Drejtor financiar në Bankos (1980-1990), Drejtor financiar “Fabrika e Veglave dhe Ujtive Elektrike” (1975-1977).

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika