Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shfuqizimit të 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese.
Tahiri vlerëson se me këtë aktgjykim u mbrojt Kushtetuta dhe ligjshmëria triumfoi, njofton Dukagjini.
“Si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, në legjislaturën e kaluar, më 5 dhjetor 2024, i dërgova në Gjykatën Kushtetuese këto ligje dhe fituam. U shfuqizuan 13 ligje. Kushtetuta u mbrojt. Ligjshmëria triumfoi”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se siç bëhet e ditur në akgjykimin e publikuat sot, nga gjithsej 15 ligje të kontestuara nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm tri kanë kaluar filtrin e kushtetutshmërisë dhe kanë mbetur në fuqi.