Mbetjet eshtërore të gjetura në Gjakovë, Gara: Janë dërguar në IML për identifikim

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bëri të ditur se mbetjet eshtërore të gjetura në Gjakovë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim.

Gara, në “FIVE” në Dukagjin, njoftoi se lokacioni ku janë gjetur mbetjet eshtërore ka qenë pjesë e planifikimeve në kuadër të bashkëpunimit që kanë me IML-në dhe Policinë, njofton Dukagjini.

“Ka qenë një prej lokacioneve dhe rasteve që ishte pjesë e planifikimeve në kuadër të këtij bashkëpunimi që kemi nga IML-ja dhe PK-ja mirëpo për shkak të dinamikave që kishim gjatë vitit të kaluar – kërkimet dhe gërmimet janë bartur për këtë vit dhe kanë sjell gjetje të reja që janë duke u trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi”, u shpreh Gara.

Gara, mes tjerash, u shpreh se janë të rezervuar lidhur me këtë rast pasi siç u shpreh të gjitha informacionet fillimisht do t’i jepen familjarëve.

“Pasi që është bërë rast i njohur nga ana e Policisë së Kosovës, mbetjet tashmë janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme përfshirë identifikimin – përtej peshës emocionale për familjarët si komision jemi përmbajtur për ndarjen e informacioneve lidhur me ketë rast pasi informacioni fillimisht do t’ju jepet familjarëve”, tha Gara.

Gjenden mbetje eshtërore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika