Ish-kreu i SPAK-ut do të trajnojë prokurorë, hetues dhe gjyqtarë në Kosovë

Ish-kreu i Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri, Altin Dumani, ka përfunduar mandatin tre vjeçar si kryeprokuror teksa tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori.

Megjithatë, Dumani ka marrë edhe drejtimin e sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, këtë të premte Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish-kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Ish-kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika