Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj-Prishtinë është ndaluar për qarkullim një segment i kësaj rruge.
“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar”, thuhet në njoftimin policor.
Sipas njoftimit, qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.
Po ashtu në njoftim thuhet se ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik.