I erdhi mesazh për përditësim të dhënash, gruas në Prishtinë i vidhen mijëra euro nga kartela bankare

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetare ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi përmes mesazhit telefonik, përmes të cilit i janë tërhequr para nga kartela e saj bankare dhe nga kartela e kompanisë së saj.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesja ka pranuar një mesazh në telefonin e saj, ku i kërkohej të përditësonte të dhënat bankare, me paralajmërimin se në të kundërtën nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj.

“Pas klikimit në linkun e dërguar dhe përditësimit të të dhënave, brenda pak minutash ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para në euro, ndërsa nga kartela e firmës janë tërhequr shuma në vlerë prej mijëra eurosh” njofton policia.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika