Maqedonci takon Wikoffin e Ulutashin, flasin për sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti të hënën komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me misionin e KFOR-it.

““Me këtë rast, u theksua përkushtimi për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas standardeve të shteteve perëndimore, si dhe përmes procesit të modernizimit me sisteme të armatimit të siguruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe avancimit drejt anëtarësimit në NATO”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, admirali Wikoff ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika