Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një nënë dhe djalin e saj në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dy kanë ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte djali, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.