Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë e partisë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Hamza ka bërë të ditur se bashkë kanë diskutuar për konstituimin e institucioneve të reja dhe rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian, njofton Dukagjini.
“Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka shkruar Hamza.