Musliu: Projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë do të procedohet në Kuvend

Të premten, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar një nismë ligjore për hartimin e projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, e që pritet të procedohet gjatë ditës së sotme në Kuvend

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, në konferencë për media

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu, në një konferencë për media ka thënë se, të premten e tetë korrikut do të dorëzohet në Kuvend nisma për hartimin e projektligjit për pensionim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës(IPK) me autorizime policore.

Sipas Musliut, kjo nismë e hartuar nga ana e PDK-së, është për arsye se ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet për llojet e pensioneve, kategorizimin e pensioneve të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ajo ka shtuar se kjo nismë për hartimin e këtij projektligji është bazuar në Kushtetutën e Kosovës, dhe se është e domosdoshme pasi mosha mesatare e policëve është 47-vjeçare.

Sipas saj, edhe pse është mjaft e rëndësishme kjo nismë ligjore, Qeveria e Kosovës nuk e ka në programin legjislativ.

Ajo tha se PDK ka bërë edhe deklaratën financiare dhe natyrisht se ky projektligj ka kosto financiare.

Ndërsa, deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, ka thënë se është e nevojshme që ky ligj të vijë në Kuvendin e Kosovës, pasi Policia e Kosovës duhet të jetë dinamike dhe më energjike.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një konferencë për media

Sipas tij, njësitet e Policisë së Kosovës duhet të ripërtrihen.

“Mosha mesatare e Policisë së Kosovës, është 47 vjet ose edhe më shumë, e të kthehet në shërbime tregon që është Polici e vjetër në moshë, ka nevojë që të përtrihet”, ka thënë Qalaj.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njësi të shumta, njësi elite, speciale, që kanë nevojë të ripërtrihen.

Ai ka thënë ndër të tjera, që Policia e Kosovës duhet të ketë një pension të dinjitetshëm.

Qalaj shpreson se ky projektligj do të ketë mbështetjen edhe të grupeve tjera parlamentare. 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika