Drejtësi e munguar për viktimat e Masakrës së Reçakut edhe 27 vjet pas

Kompleksi memorial në Reçak u bë vendtakim i qindra qytetarëve, të cilët erdhën për t’i nderuar viktimat e 15 janarit te 1999. Të mbijetuarit e masakrës shqetësohen për mos dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia, dhe mos dënimin e përgjegjësve edhe 27 vjet pas krimit makabër.

Lulet e freskëta mbi varret e të vrarëve në masakrën e Recakut janë dëshmi e dhimbjes që nuk pushon asnjëherë.

Më 15 janar të 1999 forcat serbe vranë e masakruan 45 civile shqiptarë në këtë fshat, që u ktheu vëmendjen e gjithë botës kah Kosova dhe tmerri që po përjetonte nga dhuna dhe gjenocidi i Serbisë.

Për Ramë Shabanin asgjë nuk ka ndryshuar, pamjet e asaj dite të ftoftë ende i ka para syve.

“Atë ditë ka ndodhë edhe 15 në 7 kanë kris prej podit të gështenjave, prej pishave prej gjithë fshtatit u kanë i rrethuar, edhe kanë hi në shtëpinë e Sadik Osmanit, na kanë marr na kanë rre na kanë qit jashtë na kanë qit te ai vendi ku shihet atje qysh i keni pa zemër, pa këmbë, pa kry, pa dorë unë jam kanë i rrehur, kryt e qan, plumba kam pas tëpër tesha”, ka thënë i mbijetuari i masakërs, Ramë Shabani.

Shabani ka një thirrje për institucionet e Kosovës, në 27 vjetorin e kësaj masakre.

“Qe 5 vjet një pllakë, një guri nuk është lujt te këto varreza, kur të janë zgjedhjet apo bëhet Reçaku Meke e Medine, po e bëjnë udhëheqësit kryhen zgjedhjet, kryhet i 15 mo na nuk kem kurrfarë”, ka shtuar Shabani.

Ndërkohë, për familjarët e të vrarëve plaga nuk mbyllet derisa drejtësia të vije në vend.

“Na si familjarë të viktimave dhimbja na lehtësohet vetëm atë dit kur kriminelët dalin para gjyqit edhe marrin dënimin e merituar se qe 27 vite vetëm fjalë na kanë thënë, do të hulumtojmë, do i zëjmë do ti ndalim edhe nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë Sinan Halili, familjar i njërit prej viktimave të masakrës.

“Po s’ka drejtësi po ishalla najher bahet, po shihet qysh po shkon puna si zhag”, ka thënë Habib Bajrami, familjar i viktimave të kësaj masakre.

Kompleksi memorial në Recak në këtë përvjetor mblodhi qindra qytetarë, për të nderuar e kujtuar viktimat e luftës.

“Këtu ndodhi ajo kthesa e historisë, që sot po e gëzojmë lirin Reçaku është pas Prekazit qendra më e madhe e vizitorëve dhe qendra më e madhe historike e gjithë shqiptarëve gjithë andej botës”, ka thënë Nazmi Hajdari, qytetar.

“Reçaku është një merit e Ëoker që e ka shpall këtë masakër dhe shakaku i kësaj sot e gëzojm lirin se ka intervenuar NATO, për këtë masakër që u kanë”, ka shtuar Hajdari.

Për vrasjen e 45 civilëve në masakrën e Reçakut, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 serbëve. PSRK-ja ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë meqë të njëjtit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Masakrës e tmerrit të Serbisë bujë i dha atë kohë Shefi i OSBE-së, Ëilliam Ëalker, i cili cilësoi masakrën si krim kundër njerëzimit, pasi pa nga afër trupat e vrarë e të masakruar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika