Gjykata norvegjeze dënon me 30 vjet burg organizatorin e sulmit të pradës në Oslo

Një gjykatë norvegjeze e shpalli fajtor të premten një burrë për organizimin e një sulmi vdekjeprurës me armë zjarri gjatë festimeve të paradës në Oslo në vitin 2022, duke e dënuar atë me 30 vjet burg.

Arfan Bhatti, 48 vjeç, shtetas norvegjez i lindur në Oslo, u gjykua për bashkëpunim në terrorizëm të rënduar, pasi autoritetet vërtetuan se ai kishte planifikuar sulmin, ndonëse ndodhej në Pakistan në momentin kur ndodhën të shtënat, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën nga plumbat, kur një sulmues i vetëm, i identifikuar si Zaniar Matapour, norvegjez me origjinë iraniane, hapi zjarr ndaj lokalit “London Pub”, një qendër e njohur e komunitetit LGBTQ+ në Oslo, si dhe ndaj një bari fqinj në qendër të kryeqytetit norvegjez.

Dhjetëra persona të tjerë pësuan lëndime më të lehta gjatë kaosit pas sulmit.

Në korrik të vitit 2024, Matapour u shpall fajtor për vrasje dhe terrorizëm të rënduar për kryerjen e sulmit dhe u dënua gjithashtu me 30 vjet burg, dënimi maksimal sipas ligjit norvegjez.

Bhatti u ekstradua drejt Norvegjisë në vitin 2024 dhe që atëherë ka mbetur në paraburgim.

Ai i tha gjykatës të premten se do të apelojë vendimin e fajësisë.

Një hetim i pavarur mbi reagimin e autoriteteve, i përfunduar në vitin 2023, arriti në përfundimin se policia mund ta kishte parandaluar sulmin, nëse do të kishte vepruar mbi bazën e një informacioni paralajmërues të marrë nga një agjenci e huaj e inteligjencës.

Dy ekspertë të pavarur të psikiatrisë ligjore konkluduan në gjykatë se Bhatti vuan nga një çrregullim i rëndë i personalitetit dhe përmbush kriteret për psikopati, megjithatë ata përcaktuan se ai mbetet penalisht përgjegjës për veprimet e tij.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika