DnV: Rinumërimi i plotë është i pashmangshëm, hetimet të përfshijnë edhe kandidatët

Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se rinumërimi i plotë votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i pashmangshëm.

Nga ana e DnV-së thuhet se hetimet për manipulimet me vota duhet t’i përfshijnë të gjithë kandidatët.

“Në këtë kontekst, rinumërimi i pjesshëm, sado i zgjeruar, nuk garanton besueshmërinë e rezultatit përfundimtar. Vetëm një rinumërim i plotë i votave preferenciale në të gjitha komunat mund të sigurojë se vullneti i votuesve është reflektuar saktë dhe se nuk ka vendvotime të mbetura jashtë verifikimit, të cilat mund të ndikojnë në renditjen dhe mandatin e kandidatëve. Kjo mbetet mënyra e vetme për rikthimin e besimit publik dhe për mbylljen përfundimtare të çdo dileme mbi legjitimitetin e rezultateve”, thuhet nga DnV.

DnV gjithashtu ka vlerësuar se hetimi duhet të shtrihet përtej nivelit teknik të procesit të numërimit.

“Modelet e përsëritura të devijimeve në favor të kandidatëve të caktuar brenda dhe nëpër komuna të caktuara, krijojnë bazë të arsyeshme për dyshimin se këto nuk janë produkte të gabimeve njerëzore apo të rastësisë, por të veprimeve të qëllimshme të komisionerëve. Për rrjedhojë, edhe kandidatët që rezultojnë përfitues nga këto mospërputhje dhe manipulime duhet të jenë pjesë e hetimeve, në mënyrë që të sqarohet nëse ka pasur nxitje, koordinim apo përfshirje direkte apo indirekte në manipulimin e votës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika