Basha: Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare

Lule mbi varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij kanë vendosur edhe kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga deputetët e Vetëvendosjes, Alternativës dhe Listës “Guxo”, e nga ku tha se ai ishte nga figurat më të shquara të kombit shqiptar, dhe i cili ka meritë të jashtëzakonshme për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare.

Basha nën shoqërim edhe të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla u shpreh se Rugova nuk lejoi që të zhvillohet qëllimi i regjimit fashist serb të Sllobodan Millosheviqit që populli i Kosovës të jetë i paarsimuar.

“Për të nderuar një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Historik Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme, duke filluar me marrjen dhe udhëheqjen e popullit tonë në kohëra dhe rrethana shumë të vështira. Po flasim për kohën kur ushtrohej dhunë dhe terror ndaj popullit tonë, kur qytetarët po dëboheshin nga puna dhe nga institucionet arsimore. Ishim një popull që po dhunohej, një popull i papunë dhe që synohej nga Serbia, nga regjimi fashist i Millosheviqit, të mbetemi të paarsimuar. Si një njeri i letrave, ai e kuptoi shpejt dhe ndërmori hapa të parakohshëm dhe të menjëhershëm për instalimin e një sistemi arsimor paralel, që mendoj se ishte një arritje e jashtëzakonshme, meqenëse ai e kuptoi shpejt se arma dhe shpresa e vetme asokohe ishte të mos mbetemi të paarsimuar. Ky sistem u mirëmbajt për 10 vite me radhë, falë edhe kuadrove arsimore që asokohe rrezikuan, sakrifikuan dhe punuan thuajse edhe pa paga”, tha ndër tjerash Basha.

Basha merita të jashtëzakonshme i jep Rugovës edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe vënien në pah  të terrorit dhe dhunës që Serbia po ushtronte mbi popullin e pafajshëm të Kosovës.

“Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, marrë parasysh që asokohe pak kush dinte se ku ndodhet Kosova, dhe ai arriti të depërtojë në qendra kryesore botërore, duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare dhe duke shpërfaqur terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar”, nënvizoi Basha.

Basha thekson se Rugova mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikes së vendit tonë.

“Presidenti Rugova gjithashtu ka rol të rëndësishëm në procese të ndryshme, përfshirë atë të Rambujesë dhe në themelimin e institucioneve të pasluftës. Prandaj, Presidenti Rugova mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës dhe të vendit tonë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë ne sot”, tha

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika