Komuna e Prishtinës bën thirrje të lirohen rrugët dhe trotuaret në afërsi të tregjeve

Të premten e tetë korrikut, Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që trotuaret dhe rrugët në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit dhe në lagjen Ulpiana, në të cilat operojnë shitësit, të lirohen deri më 24 korrik dhe të njëjtat të shfrytëzohen për atë që janë destinuar

Komuna e Prishtines

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të gjithë shitësit, të cilët operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit dhe në lagjen Ulpiana, se brenda periudhës kohore prej datës 8 deri më 24 korrik duhet të lirojnë këto hapësira me qëllim që të njëjtat të shfrytëzohen për çfarë edhe janë të destinuara.

Sipas njoftimit, pas kësaj date, Drejtoria e Inspekcionit në këtë komunë do të fillojë aksionin edhe nën asistencën e policisë së Kosovës për lirimin e këtyre hapësirave, rrugëve dhe trotuareve.

Hapësirat që duhet të lirohen në afërsi të Tregut të Gjelbër në Qendër të qytetit, përfshijnë rrugët dhe trotuaret në vijim:

  • Rruga “Ilaz Agushi”
  • Rruga “Ylfete Humolli”
  • Rruga “Xhemail Prishtina”

Ndërsa, rrugët dhe trotuaret që duhet të lirohen në afërsi të tregut të gjelbër në Ulpianë janë:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Rruga “Imzotë Nikë Prela” dhe,
  • Rruga “Zija Shemsiu”

Komuna ka bërë thirrje që të gjithë shitësit që përgjatë kësaj periudhe, të bëjnë zgjidhje të ligjshme, duke u sistemuar brenda ambienteve zyrtare të këtyre dy tregjeve për shkak se pas datës së lartcekur, në asnjë mënyrë nuk do të lejohen të operojnë jashtë ambienteve të këtyre dy tregjeve, saktësisht, askund në hapësira publike brenda kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës pret mirëkuptimin e të gjithë shitësve për këtë vendim.

Sepse siç ka theksuar kjo komunë, ky vendim do të ndihmojë sadopak në transformimin e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika