Nis ceremonia e Bordit të Paqes, në skenë me Trumpin edhe Osmani

Presidenti amerikan, Donald Trump, bashkë me liderë tjerë botërorë janë mbledhur në Davos të Zvicrës për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.

Trump doli në skenë, si kryetar i Bordit të Paqes teksa u shpreh se sot është një ditë emocionuese teksa shtoi se të gjitha shtetet duan të jenë pjesë e Bordit të Paqes, njofton Dukagjini.

Në skenë bashkë me Trump është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe udhëheqës nga Azerbajxhani, Indonezia dhe Katari.

Trump gjatë fjalës së tij u shpreh se Bordi i Paqes do të punojë me “shumë shtete tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara”, duke hedhur poshtë akuzat se ky Bord Paqeje synon të minojë Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Trump thotë se tani kemi “paqen në Lindjen e Mesme”, përsërit pretendimin e tij se ka zgjidhur tetë luftë dhe më pas sugjeron se “një tjetër do të zgjidhet shumë shpejt”.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika