Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si vazhdim të përndjekjes institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi, pas ftesës që kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka pranuar nga gjykata.
Sipas Kamberit, Rexhepi është thirrur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 2025.
Ai thekson se ky veprim përbën një tjetër dëshmi të mohimit të së drejtës për shprehje të lirë të identitetit kombëtar dhe të vazhdimit të presionit politik ndaj shqiptarëve.
“Vazhdon përndjekja institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, sot ka marrë ftesë nga gjykata për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin e KNSH, në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 2025.
Ky veprim përbën një tjetër dëshmi të mohimit të së drejtës për shprehje të lirë të identitetit kombëtar dhe vazhdimit të përndjekjes politike ndaj shqiptarëve.
Serbia mbetet i vetmi shtet në Ballkan që, përmes ligjeve diskriminuese, pengon përdorimin e simboleve kombëtare të pakicës shqiptare, një praktikë që bie ndesh me standardet evropiane dhe të drejtat themelore të njeriut.
Përdorimi i Flamurit nuk është krim. Identiteti jonë nuk mund të gjykohet.
�Të drejtat nuk falen nga komoditeti i shumicës, e as nga pragmatizmi i të tjerëve.
Ato mbrohen nga këmbëngulësia jonë”, ka shkruar Kamberi.