Sa do të ishte ndikimi në fatura i propozimit për rritjen e tarifave të rrymës?

Sipas një llogaritje jo-zyrtare, një familje që shpenzon 800 kilovatë orë energji elektrike për një muaj, me 60% të konsumit me tarifë ditore dhe 40% me atë të natës, me tarifat e propozuara do të paguante rreth 13 euro më shumë se sa aktualisht. Ndërkaq, në një shembull tjetër, për konsumin mujor 1200 kilovatë orë, rreth 26 euro më shumë se sa me tarifat aktuale.

Aprovimi eventual i propozimit për ngritje lineare të tarifave të energjisë elektrike për 21.3%, sipas një llogaritje jo-zyrtare të televizionit, do të bënte që tarifa e lartë apo ditore për konsumin mujor deri në 800 kilovatë orë të shkonte nga 9.05 në 10.97 centë për kilovatë orë.

Ndërkaq, tarifa e ulët apo e natës në këtë bllok konsumi do të ngrihej në 4.70 centë për kilovatë orë nga 3.88 sa është aktualisht.

Për konsumin mujor të energjisë elektrike mbi 800 kilovatë orë apo bllokun e dytë, tarifa e lartë do të shkonte në 18.71 centë për kilovatë orë nga 15.43 sa është aktualisht.

Tarifa e ulët apo e natës, ndërkaq, do të shkonte nga 7.28 në 9.55 centë për kilovatë orë.

Në shembullin e parë, një familje që do të regjistronte konsum mujor të energjisë elektrike në vlerë 800 kilovatë, të ndarë 60% me tarifën e lartë apo ditës dhe 40% të ulët apo natës, me tarifat e reja do duhej të paguante rreth 13 euro më shumë se sa me ato aktuale.

Për këtë nivel konsumi, në raportin 60 me 40, aktualisht fatura është 60 euro, ndërkaq me tarifat e propozuara do të ishte 73 euro.

Në shembullin e dytë, një familje që do të regjistronte konsum mujor të energjisë elektrike 1200 kilovatë orë, në raportin 60 me 40, do të merrte faturë rreth 26 euro më të lartë se sa me tarifat në fuqi.

Derisa aktualisht, për këtë nivel konsumi, me këtë raport, fatura është 112 euro, me tarifat e propozuara do të ishte 138 euro.

Në këto llogaritje jo-zyrtare nuk përfshihen elemente, si: tarifa fikse, ajo për burimet e ripërtërishme të energjisë etj.

Sido që të jetë, deri në këtë fazë gjithçka mbetet në nivel propozimi pasi vendimi përfundimtar për tarifat, nga Zyra e Rregulltarit për Energji, do të merret vetëm pas shqyrtimit të aplikimeve dhe diskutimit publik, që pritet të vendoset deri në fund të marsit.

 

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika