Konjufca nga BIK-u: Kurban Bajrami e lidh njeriun me Krijuesin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij te BIK-u, e ka falënderuar këtë institucion për kontributin e tyre ndaj qytetarëve të Kosovës

Glauk Konjufca dhe Naim Ternava

Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, (BIK), për nder të festës së Kurban Bajramit, e ka falënderuar myftiun Naim Tërnava për kontributin e tij dhe të BIK-ut, në forcimin e besimit te qytetarët e Kosovës, dhe për ndihëm që ky institucion iu bën skamnorëve.

Konjufca, ka thënë se kjo festë e lidh njeriun me krijuesin e tij.

“Është festë e rëndësishme, na kujton rëndësinë e besimit dhe lidhjen shpirtërore me Zotin, na frymëzon me këtë besim të sinqertë, sepse populli jonë ka kaluar në vështirësi, dhe prapë se prapë e ka mbajtur këtë besim. Falënderim i veçantë, që I rrini afër skamnorëve dhe njerëzve në nevojë, nuk janë të paktë në shoqërinë tonë, sepse jeta po bëhet e vështirë”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së shtunë, BIK-u do të presë mysafirë deri në orën 12:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika