Sekuestrohen mallra mbi 33 mijë euro në Vërmicë, i dyshuari tentoi të ikë nga zyrtarët doganorë

Një sasi e konsiderueshme mallrash, me vlerë mbi 33 mijë euro, është sekuestruar nga Dogana e Kosovës pas një rasti të dyshuar për kontrabandë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 12 shkurt, rreth orës 12:15, kur zyrtarët doganorë të Njësisë së Antikontrabandës, gjatë ushtrimit të detyrës, kanë identifikuar një automjet që nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe është larguar nga pika kufitare.

Pas reagimit të menjëhershëm operacional, zyrtarët doganorë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë në autostradë. Më pas, automjeti është kthyer nën përcjellje zyrtare në PKK Vërmicë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti transportonte dërgesa postare të destinuara për blerës në Kosovë dhe në Maqedonia e Veriut. Pas verifikimit dhe numërimit, autoritetet kanë gjetur 233 pako që përmbanin gjithsej 1,376 njësi mallrash të ndryshme.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera e përgjithshme e mallrave arrinte në 33,810.98 euro, ndërsa shmangia nga detyrimet doganore është llogaritur në 10,075.67 euro. Mallrat e sekuestruara përfshinin artikuj tekstili, këpucë, produkte kozmetike, aksesorë, produkte ushqimore dhe mallra të tjera konsumi.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika