“Kur heshtja flet” – Libri i Ahmet Shalës për gjykimin në Hagë vlerësohet nga amerikanët

Ish-diplomati kosovar, Ahmet Shala, do të promovojë të hënë librin e tij me titull “Kur Heshtja Flet”. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar. Përmbajtja e librit është vlerësuar lart dhe mbështetur nga figura me peshë në politikën amerikane

Pas pesë vjetësh në paraburgim në Hagë, katër ish-krerët e UÇK-së kanë hyrë në fazën më të rëndësishme të procesit gjyqësor për krime lufte kundër tyre.

Gjykimi nga Gjykata Speciale gjendet në fazën fjalëve përfundimtarëve të palëve, para se të nxjerrët vendimi për të akuzuarit.

Por, të gjitha zhvillimet me të cilat janë përballur nga viti 2020 e edhe më herët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, i ka përmbledhur ish-diplomati kosovar, Ahmet Shala.

Libri mban titullin “Kur Heshtja Flet”.

“Në libër janë shfaqur të gjitha burimet dhe përpjekjet se çfarë po përpiqet të bëhet përmes këtij gjykimi, dhe ne nuk do të ndalemi sepse besojmë fort në drejtësinë e perëndisë, besojmë fort në kauzën, të cilët ata djem kur kanë qenë të ri, e kanë marrë, besojmë në pastërtinë e UÇK-së, besojmë në përkrahjen e Shteteve të Bashkurara të Amerikës, pa marrë parasysh, që unë fort besoj që edhe këta janë lajthitur sepse nuk e kanë mendu de besu, nuk e kanë kuptu gjithë këtë kurth. Mendoj që Amerika është zgjuar, bota demokratike e ka kuptuar”.

Para gati katër vjetësh kur nisi punën, Shala u konsultua me miqtë e tij amerikanë.

Mes tyre edhe Ambasadori dhe kongresmeni në pension, Tony Hall, si dhe gjenerali në pension, Mick Kicklighter.

Në përpjekjet e tyre për të pasqyruar të vërtetën, ata së bashku realizuan disa vizita mes Hagës së Holandës dhe Kosovës.

Andaj, ambasadori Hall vlerëson se ky libër duhet të lexohet, pasi thotë se ka vlerë të madhe.

DEK: Tony Hall, Ambasador dhe kongresmen në pension

Libri që ka shkruar Ahmeti, është plot të vërteta për këta burra në Hagë. Është plot sinqeritet. Është plot të vërteta për këtë vend, Kosovën, që ka vuajtur aq shumë, dhe i nxis të gjithë ta lexojnë. Është një libër i mrekullueshëm dhe i sinqertë, plot dashuri për këtë vend të jashtëzakonshëm, për popullin dhe udhëheqjen e tij”.

Krah diplomatit Shala dhe ambasadorit Hall, vazhdimisht ishte gjenerali Kicklighter. Ai tregon se libri paraqet rastin e ish-krerëve të UÇK-së, padrejtësitë ndaj tyre, si dhe kërkon të vërtetën.

DEK: Mick Kicklighter, Gjeneral amerikan në pension

Ky libër është shumë i rëndësishëm. Duhet ta marrim seriozisht. Duhet jo vetëm ta lexojmë, por edhe të veprojmë për të korrigjuar këtë situatë dhe për të parandaluar që diçka e tillë të ndodhë sërish. Lutjet e mia janë me ata burra në burg dhe familjet e tyre. Lutem që ky makth të përfundojë shumë shpejt”.

Libri, sipas autorit Shala përpiqet t’u përgjigjet shumë pyetjeve, derisa ai paralajmëron se nuk do të ndalen së punuari për kauzën e së drejtës.

Libri “Kur Heshtja Flet” promovohet të hënën nga ora 11:45 në hotel “Emerald” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika