SHBA nderon Kosovën, Washington D.C. feston 18-vjetorin e pavarësisë

Flamuri i Kosovës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në prag të festimeve për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nderuar vendin tonë me një proklamatë të veçantë.

Kryebashkiakja e Washington D.C., Muriel Bowser, ka nënshkruar një dokument zyrtar që shpall datën 17 shkurt 2026 si “Dita e Pavarësisë së Kosovës” në kryeqytetin amerikan, njofton Dukagjini.

Në tekstin e proklamatës, Bowser vlerëson përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 2008, duke përmendur arritjet në sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit në skenën ndërkombëtare.

Dokumenti gjithashtu thekson marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA-ve, të bazuara në vlera demokratike të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë.

Po ashtu, proklamata vlerëson rolin e diasporës shqiptaro-amerikane, duke theksuar kontributet e saj në pasurimin kulturor dhe qytetar të komunitetit të Washingtonit.

Duke iu bashkuar komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Kosovës, Kryebashkiakja Bowser e shpall këtë ditë si një festë zyrtare në Washington, duke ripohuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika