Rubio forcon raportet me aleatët pro Trump në Evropën Lindore

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur një vizitë dyditore në Evropën Lindore, me qëllim forcimin e marrëdhënieve me Sllovakia dhe Hungaria, dy vende të udhëhequra nga liderë konservatorë që njihen për raportet e ngrohta me presidentin amerikan Donald Trump dhe shpesh kanë qenë në mospajtim me vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, Rubio do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe çështje dypalëshe, përfshirë angazhimet në kuadër të NATO-s.

“Janë vende që janë shumë të forta me ne, shumë bashkëpunuese me Shtetet e Bashkuara dhe punojnë ngushtë me ne”, u ka thënë Rubio gazetarëve para nisjes për në Evropë.

Në kuadër të vizitës, Rubio – i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Trump – u takua në Bratislavë me presidentin sllovak Peter Pellegrini. Kjo është vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në Sllovaki në shtatë vjet. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe mbrojtjes.

“Një temë e rëndësishme e bisedimeve ishte bashkëpunimi në mbrojtje dhe përmbushja e angazhimeve që rrjedhin nga samitet e NATO-s”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit sllovak.

Më pas, Rubio u takua edhe me kryeministrin sllovak Robert Fico, i cili muajin e kaluar kishte vizituar Trumpin në Florida. Vizita e diplomatit amerikan vjen pas pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjatë ditëve të fundit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika