Rubio: SHBA nuk e vë në dyshim raportin evropian për helmimin e Navalny-t

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arsye ta kundërshtojnë raportin e pesë vendeve evropiane, të cilat fajësojnë Rusinë për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Gjatë një konference për media në Bratislavë, në kuadër të vizitës së tij në Sllovaki, Rubio e quajti “shqetësues” raportin e publikuar nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda.

Në një deklaratë të përbashkët, këto vende thanë se analizat e mostrave nga trupi i Navalnyt konfirmuan “përfundimisht” praninë e epibatidinës – një toksinë që gjendet tek bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet natyrshëm në Rusi.

“Jemi në dijeni të raportit. Është shqetësues. Nuk kemi arsye ta vëmë në dyshim”, tha Rubio, duke shtuar se edhe pse SHBA-ja nuk iu bashkua deklaratës së përbashkët, kjo nuk do të thotë se Uashingtoni nuk pajtohet me përfundimet.

“Shtetet që e publikuan raportin arritën në atë përfundim bazuar në inteligjencën që kishin mbledhur. Nuk po e kontestojmë dhe nuk po hyjmë në konflikt me to për këtë çështje. Ishte raporti i tyre”, theksoi ai, raporton Reuters.

Nga ana tjetër, qeveria ruse ka mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi për vdekjen e Navalnyt, i cili ndërroi jetë në shkurt të vitit 2024 në një koloni penale në Arktik, ku po vuante dënimin pas akuzave për ekstremizëm dhe vepra të tjera, të cilat ai i kishte mohuar.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS i ka cilësuar akuzat e fundit si “propagandë perëndimore”.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika