Abdixhiku: Para kolapsit energjetik, ky buxhet s’ka asnjë investim që e ndryshon këtë situatë

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026, duke theksuar se ai nuk reflekton strukturën e re qeveritare, zotimet e dhëna dhe nuk merr parasysh buxhetin e miratuar të Prishtinës.

Në seancën e Kuvendit, Abdixhiku ka deklaruar se projekti i buxhetit është “pa investime që e ndryshojnë kolapsin energjetik” dhe nuk ofron projekte zhvillimi për sektorë si turizmi, Brezovica apo Dukagjini.

“Merreni me mend jemi para kolapsit energjetik ky buxhet nuk ka asnjë investim që e ndryshon këtë kolaps. Do të vazhdojmë të blejmë nga 250 milionë euro secilin vit e si kemi 250 milionë euro për të ndërtuar një bllok të ri apo kapacitet të ri. Nuk ka investime as në turizëm, as Brezovicë as Dukagjin, pra asnjë projekt që ka e kë shenjë për zhvillim”, ka deklaruar ai, transmeton Dukagjini.

Abdixhiku ka theksuar se trajtimi i dokumentacionit të buxhetit do të duhej të bëhej për tri arsye, të jepet më shumë kohë deputetëve për shqyrtim, të mundësohet që Qeveria të sjellë një dokument të ri që reflekton strukturën e re të kabinetit dhe të merret parasysh buxheti i kryeqytetit.

Sipas tij, një qasje e tillë e bën dokumentin jokushtetues dhe mund të ndikojë në qëndrimin politik të LDK-së në raport me shumicën parlamentare.

Ai gjithashtu ka theksuar se do të ketë pasoja politike nëse i mohohet e drejta kushtetuese e kryeqytetit dhe e opozitës.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika