Krerët më të lartë të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të ceremonive për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Liderët nderuan sakrificën e heronjve dhe familjes Jashari, që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Krerët e shtetit nderojnë sakrificën për lirinë në Ditën e Pavarësisë