Sot nis faza e plejofit të Ligës së Kampionëve

Sot fillon faza e plejofit të Ligës së Kampionëve, që do të vendosë skuadrat që do të kualifikohen në 1/8 e finales.

Në total do të luhen katër ndeshje.

Ndeshja e parë nis në Stamboll nga ora 18:45, ku Galatasaray pret Juventusin.

Të dyja skuadrat nuk arritën të përfundojnë në Top-8 të grupit, por tani kanë një shans për të kaluar në fazën tjetër përmes plejofit.

Në Superligën turke, Galata kryeson me 55 pikë, dy më shumë se Fenerbahçe, ndërsa Juventus është i pesti në Serie A.

Nga ora 21:00 zhvillohen tri ndeshje të tjera.

Paris Saint-Germain – Monaco, ku kampioni në fuqi PSG kërkon të nisë mirë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit.

Borussia Dortmund – Atalanta, që pritet të jetë një përballje e fortë dhe me ritëm të lartë.

Benfica – Real Madrid, ku Real Madrid kërkon revanshin pas eliminimit dramatik nga Benfica në xhiron e fundit të fazës së grupit, kur portieri i Benficës shënoi gol në minutën e 98-të që ndryshoi renditjen dhe kualifikimin.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika