Selimi: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet, akuzat ndaj nesh janë të pabazuara

Rexhep Selimi, fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.

Selimi, para trupit gjykues në Hagë, u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte krijuar nga dëshira por nga nevoja dhe se armët për ta ishin mbijetesë, njofton Dukagjini.

“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja. Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare”, ka thënë ai, raportoi KSP.

Ai tutje u shpreh i bindur se kanë bërë gjënë e duhur.

Selimi, mes tjerash, u shpreh se akuzat ndaj tij dhe shokëve të tij, janë të pabazuara dhe të padrejta.

“Nuk jam këtu për ta mbrojtur veten, sepse këtë gjë e bëjnë avokatët e mi, por ju duhet ta ushtroni drejtësinë. Prokuroria po mbështetet në pretendime që nuk kanë bazë dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për ta njollosur luftën”, u shpreh Selimi.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika