Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, thotë Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se procesi i zgjedhjes së presidentit po përdoret si mjet për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas Haradinajt, Kurti po synon krijimin e një situate që mund të përfundojë me zgjedhje të reja parlamentare.

“Krejt çka i ka marrë prej Vjosës, fare s’po i investon për Vjosën. Dhe nëse e qet ka me qit veç me na çu në zgjedhje. Kurti është ka don me na çu në zgjedhje, dhe në zgjedhje po na çon. Dhe i kisha thënë presidentes fare mos i mbledh nënshkrimet, se është veç met të vonu, poshtru, me të qit në peshore. Kurti është ka ia luan lojën asaj, sepse po i dhimbet çka do koftë që e ka mbërri e sukses 51 për qind me ndihëm e Vjosës, po i dhimbset me ia kthy edhe qoftë një për qind. S’po ka mëshirë politike ndaj askujt, sepse po do një kontroll të plotë, ai dhe vetëm ai”, ka thënë Haradinaj.

Procesi i zgjedhjes së presidentit në Kosovë po zhvillohet në një afat të ngushtë kushtetues. Mandati i presidentes aktuale përfundon më 4 prill 2026, ndërsa afati i fundit për votimin e presidentit të ri është 4 mars 2026.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy rundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga 30 nënshkrime deputetësh. Nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën e kërkuar në dy rundet e para, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika