Presidentja Osmani përkujton 28 shkurtin 1998: Likoshani dhe Qirezi, simbol i qëndresës dhe rrugëtimit drejt lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 28 shkurtin e vitit 1998, duke theksuar se atë ditë regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, me vrasjen e 24 banorëve të Likoshanit dhe Qirezit, prej të cilëve 20 civilë dhe katër dëshmorë të UÇK-së.

Osmani ka vlerësuar se kjo masakër ishte një përpjekje brutale për ta shuar frymën e lirisë që po forcohej në Drenicë dhe në mbarë vendin.

Sipas saj, sakrifica e të rënëve u shndërrua në thirrje për rezistencë dhe dinjitet kombëtar. Ajo ka theksuar se gjaku i martirëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë pjesë e themeleve mbi të cilat u ndërtua rrugëtimi drejt çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Presidentja ka nënvizuar se kujtimi i tyre mbetet amanet për drejtësi dhe për ruajtjen e lirisë së fituar me sakrificë.

“Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit”, ka përfunduar Osmani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika