Izraeli thotë se në ceremoninë e varrimit të Khameneit do të përpiqet ta vrasë pasardhësin e tij

Media shtetërore iraniane raporton se sot në Teheran do të mbahet një ceremoni funerali për Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Khamenei u vra kur sulmet amerikano-izraelite nisën të shtunën teksa ceremonia pritet të fillojë sot pasdite dhe do të zgjasë tre ditë përpara procesionit të varrimit, sipas mediave shtetërore, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

The New York Times raporton, duke cituar zyrtarë iranianë, se djali i Khameneit, Mojtaba Khamenei, ka dalë si kandidati kryesor për t’u bërë udhëheqësi i ri suprem – me vendimin që mund të merret që këtë të mërkurë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se çdo pasardhës që vazhdon planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara” dhe “për të shtypur popullin iranian” do të jetë një objektiv i qartë për eliminim.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika