Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të qartë se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës përfundon më 5 mars 2026 në ora 12 të natës.
Në emisionin FIVE, ai ka theksuar se në bazë të Kushtetutës, ligjit për presidentin dhe rregullores së punës së Kuvendit, nëse presidenti nuk zgjidhet pas tri raundeve votimi, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe brenda 45 ditësh shpallen zgjedhjet e reja.
“Sipas nenit të 86 të Kushtetutës nëse provohet në tri runde dhe dështohet zgjedhja e presidentit për shkak të mungesës së votave atëherë shkojmë në zgjedhje me automatizëm shpërndahet kuvendit dhe brenda 45 ditësh shpallen zgjedhjet.
Në rast se shkelet ky afati 30 ditor, juridikisht kur fillon sonte procedura, hyn në fuqi një afat tjetër kushtuetues dhe nga seanca që pritet të mbahet sonte e deri më 60 ditë ky Kuvend ka kohë që me zgjedh presidentin. Nëse kalohet ky afat atëherë në ditën e 61 kuvendi është i shpërndarë dhe mbahet zgjedhjet e reja”, ka deklaruar ai.
