Abazoviq e mirëpret vendimin e DPS-së, që tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë aktuale

Partia Demokratike e Socalistëve (DPS), që udhëhiqet nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj ndaj qeverisë së pakicës të Dritan Abazoviq. Ky vendim është mirëpritur nga kryeministri aktual

Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur vendimin e marrë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhiqet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, parti kjo që ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj ndaj qeverisë aktuale.

Abazoviq, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Mali i Zi duhet të ecë përpara dhe se sipas tij, krimi, korrupsioni dhe nacionalizimi nuk janë opsione.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

“E përshëndes vendimin e marrë nga kryesia e DPS-së. Është përgjegjësi e burrështetasit kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos i bëj keq. Do të shohim se cili është mendimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja e Evropës do të fitojë”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se e ardhmja e Evropës do të fitojë.

Ndryshe, ky vendim erdhi pasi qeveria e Malit të Zi, ka miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë për të cilën kjo qeveri nuk ka mandat dhe pajtueshmëri të plotë politike.

E njëjta ishte votuar për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit.

Partia DPS, nga 81 deputetë sa janë gjithsej, ka 29 deputetë në parlamentin malazez.

Kjo parti doli me një qëndrim se qeveria e ka humbur mbështetjen e kësaj partie, nga e cila edhe varet jetëgjatësia e qeverisë së kryeministrit Abazoviq.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika