Pas kritikave të Kurtit, Këshilltarja e Osmanit: Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon

Learta Hollaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Learta Hollaj, Shefe e stafit të Presidentes së Kosovës, ka reaguar lidhur dekretimin e  Vjosa Osmanit për shpërbërjen e Kuvendit.

Në një postim në Facebook ajo ka thënë se “Presidentja zbatoi atë që kushtetuta kërkon” duke shtuar se po të mos e nxirrte një dekret të tillë ajo do të shkelte Kushtetutën.

“Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni si tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji”.

Sipas saj, presidentja Osmani ka theksuar se e mirëpret në këtë çështje Gjykatën Kushtetuese dhe se do të respektojë çdo vendim që do të bëjë.

“Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie”, ka thënë Hollaj në postimin e saj.

Dekreti për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues thotë Kurti

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika