Përfaqësues të koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut janë pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Bekim Qoku, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut dhe një nga figurat e përfshira në VLEN, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”, ka shkruar Qoku.
Sipas pamjeve të publikuara nga takimi, pjesë e tij kanë qenë edhe liderë dhe përfaqësues të tjerë të VLEN-it, përfshirë Izet Mexhitin, Bilall Kasamin dhe Elvis Hoxhën.
