Murati e quan “kundër-kushtetues” dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, rendit se çka do të mund të votohej brenda 60 ditëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka cilësuar si kundër-kushtetues dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se brenda afatit 60-ditor të paraparë me nenin 82 të Kushtetutës do të mund të votoheshin disa çështje të rëndësishme për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të mund të miratonte marrëveshje ndërkombëtare, ligje që lidhen me Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian, rishikimin e buxhetit dhe reforma të tjera.

Sipas tij, vetëm në seancën e së premtes që lamë pas ishte planifikuar të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 121 milionë eurosh, ndërsa miratimi i ligjeve të Planit të Rritjes do të mund të çlironte një pjesë të mjeteve nga 882 milionë euro të këtij programi.

Murati ka përmendur gjithashtu se në këtë periudhë do të mund të diskutoheshin edhe ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë, si dhe mundësia për një kandidat konsensual për president.

“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre”, ka shkruar Murati, duke ngritur pyetjen “Pse ky nxitim?”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika