Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Të fundit nga rubrika