Analisti Astrit Gashi ka komentuar deklarimet e presidentes Vjosa Osmani në intervistën e dhënë për Çim Pekën në Syri TV.
Gashi, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se presidentja Osmani e ka ndihmuar në disa raste kryeministrin Albin Kurti në raport me SHBA-të.
“Vjosa i ka ndihmuar Kurtit në disa sfida, sidomos në përplasjet me SHBA-të”, ka thënë ai.
“Ku presidentja e Kosovës në forma të ndryshme i ka bërë mirë Kosovës është politika e jashtme. Në politikë të jashtme realisht ajo i ka bërë mirë edhe Albin Kurtit dhe ka qenë zbutëse e problemeve. I ka ndihmu në disa sfida që i ka pas ai (Kurti) direkt, posaçërisht në përplasjet që i ka pas me SHBA-në”, është shprehur Gashi.