Një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka kryer një sulm seksual ndaj një të miture në Prishtinë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 18.02.2026, 16:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.