Berisha njofton datën e protestës së radhës

Më 22 mars është protesta e radhës e Partisë Demokratike.

Lajmin e njoftoi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu, pasi mbylli protestën.

Sipas tij protestat do të vijojnë deri në fitoren e opozitës.

“Më 22 mars e gjithë Shqipëria në Tiranë e gjithë Tirana në rrugë. Vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në fitoren vendimtare. Fitore, fitore, fitore!”, deklaroi Berisha nga selia e PD.

Kjo protestë e cila përkon edhe me festën e Sulltan Novruzit, do të zhvillohet një ditë pas Asamblesë Socialiste.

Protesta e sotme e opozitës ishte më e shkurtra se çdo protestë tjetër e demokratëve, zgjati gati 110 minuta aq sa zgjati edhe seanca në parlament.

Në përgjithësi protesta ishte e qetë, me disa incidente të vogla si heqja e gardhit metalik dhe ndezja e disa tymuesve. Pati pak fjalime, ishte deputeti Klevis Balliu i cili është përjashtuar nga seancat plenare dhe Ilirjana Kuçana, ndërsa u mbyll nga kreu demokrat Sali Berisha.

Ky i fundit teksa falënderoi qytetarët, tha se Rama sot shënoi vetëvrasjen e tij politike, pas votimit të Kuvendit kundër kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun./A2

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika