Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës dhe monitorimin e çmimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar masa për të monitoruar dhe stabilizuar çmimet në treg, duke theksuar se institucionet do të kryejnë kontrolle dhe verifikime të vazhdueshme për të parandaluar rritjet e pajustifikuara.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama tha se qeveria është duke finalizuar krijimin e një mekanizmi shtetëror me ndikim në tregun e brendshëm të naftës, i cili synon të luajë rol stabilizues dhe të rrisë transparencën në formimin e çmimeve.

Sipas tij, ky mekanizëm do të kontribuojë në garantimin e furnizimit me karburant në treg, si dhe në forcimin e kontrollit mbi mënyrën e funksionimit të tregut të naftës.

“Nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate. Jemi në momentin kur do të finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane”, u shpreh Rama.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika