Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për të siguruar vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premier League, “Djajtë e Kuq” mposhtën Aston Villan në Old Trafford me rezultat 3:1.
Golin e parë për Unitedin e shënoi Casemiro në minutën e 53-të. Aston Villa barazoi shifrat në minutën e 64-t me golin e Ross Barkleyt, por Unitedi reagoi shpejt.
Për 2:1 shënoi Matheus Cunha në minutën e 71-të, ndërsa Benjamin Šeško vulosi rezultatin përfundimtar 3:1 në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Aston Villa mbetet e katërta me 51 pikë.
Në ndeshjet e tjera të xhiros, Nottingham Forest – Fulham dhe Crystal Palace – Leeds United përfunduan pa gola, 0:0.