Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Liban janë qëlluar, ndoshta nga grupe të armatosura jo-shtetërore, sipas një deklarate të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sulmet ndodhën në tre baza të ndryshme të UNIFIL-it, në Yatar, Dayr Kifa dhe Qallaqiyah.
Në një nga lokacionet, të shtënat arritën deri në pesë metra larg forcat paqeruajtëse, por asnjë prej tyre nuk u lëndua.
UNIFIL është një mision paqeruajtës i krijuar në vitin 1978 për të monitoruar armiqësitë dhe për të siguruar akses humanitar për civilët, raporton BBC.
Forcat paqeruajtëse të OKB-së mund të jenë ushtarake, policore ose civile, dhe përgjegjësitë e tyre përfshijnë mbrojtjen e civilëve, çarmatimin e ish-luftëtarëve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e sundimit të ligjit, mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, dhe reduktimin e rrezikut nga minat tokësore.