Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten pavarësisht lirimit rekord të rezervave globale

Ilustrim

Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten, pavarësisht vendimit për lirimin e një sasie rekord të rezervave të naftës në tregun global.

Nafta e tregtuar në SHBA po shitet rreth 98.97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent ka arritur në 104.33 dollarë për fuçi, me një rritje prej rreth 1%.

Çmimet u rritën edhe të enjten e kaluar pasi vendet anëtare të International Energy Agency ranë dakord të lirojnë një sasi rekord rezervash për të stabilizuar tregun.

Sipas Martin Ma nga Singapore Institute of Technology, kjo masë është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndikimi në tregje pritet të jetë i kufizuar nëse tensionet vazhdojnë, raporton BBC.

Ai tha se tregjet tashmë po marrin parasysh rrezikun që lufta në Lindjen e Mesme të zgjasë dhe të ndikojë në prodhimin dhe transportin e naftës nga rajoni.

Sulmet në rajon kanë vazhduar, ndërsa sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka paralajmëruar se konflikti mund të zgjasë edhe disa javë.

Ndërkohë, transporti i naftës nga vendet e Gjirit mbetet pothuajse i ndalur, pasi Irani ka vazhduar kërcënimet ndaj anijeve që tentojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për furnizimin global me energji.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika